Dështon vrasja në Mirditë, dy persona në kërkim

Kronikë e zezë

Dështon vrasja në Mirditë, dy persona në kërkim

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:46
Ilustrim

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë tentuar të vrasin me armë një tjetër person.

Ata janë V.A. 51-vjeç dhe L.A. 17-vjeç, të dy banues në Mirditë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia lokale.

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në Mirditë, pas një konflikti që kanë pasur një ditë me parë me shtetasin D.A., 46-vjeç, banues në Mirditë, kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri, njoftojnë burime zyrtare.

Ndaj tyre u referuan një ditë më parë materialet në në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për Veprat penale: "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat