Makina bie në humnerë, shpëtojnë mrekullisht 4 të rinj

Kronikë e zezë

Makina bie në humnerë, shpëtojnë mrekullisht 4 të rinj

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 19:35
Aksidenti

(E plotësuar) - Një aksident të rendë ka ndodhur pasditën e sotme në Qafë Priskë, Tiranë ku një mjet ka rënë në greminë.

Dyshohet se brenda mjetit gjendeshin katër persona.

Me të marrë njoftimin, forca të policisë dhe zjarrfikësve janë nisur për në vendgjarje, pasi mësohet se terreni është tepër i vështirë.

Mësohet se katër të rinjtë që ndodheshin në makinë janë nxjerrë prej mjetit të shkatërruar dhe tani gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash dhe ka qenë një mrekulli që të rinjtë kanë shpëtuar me vetëm pak dëmtime.

Zona e Qafë Priskës ndodhet në Malin e Dajtit në një terren të thyer duke bërë të vështirë ndërhyrjen për operacionet e shpëtimit.

Aksident i rëndë në Qafë-Prisk, makina me 4 persona bie në humnerë

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Qafë-Prisk.

Bëhet me dije se një automjet, brenda të cilit ndodheshin katër persona, ka rënë në humnerë. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të terrenit aspak të mirë, ndihma ndaj të aksidentuarve ka qenë jo pak e vështirë. Mësohet se aktualisht, personat që janë aksidentuar nuk dalin dot nga makina.

Ende nuk ka të dhëna nëse ka viktima nga ky aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat