Shkodrani kapet me 2.6 kg kanabis në Vlorë

Kronikë e zezë

Shkodrani kapet me 2.6 kg kanabis në Vlorë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 11:39
Ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, banues në Shkodër, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. I arrestuari është shtetasi Kreshnik Shala, i cili u kap me  2 kg e 600 gramë, lëndë narkotike kanabis sativa në automjet

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, seksioni për hetimin e narkotikëve, kanë pikasur një automjet në të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Gjatë ndjekjes së këtij mjeti, policia ka bërë të mundur bllokimin e tij në rrugën e lagjes së “Partizanit”, pranë Spitalit Rajonal, tip “Suzuki-Ingis” me targë “LAD 595”, me drejtues shtetasin e mësipërm”, informon policia.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet, policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 2 kilogramë e 600 gramë kanabis sativa, e ndarë në 3 qeska plastike.

Lënda narkotike ishte fshehur në sedilen e pasme të mjetit, dhe më pas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Mësohet se materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat