2 adoleshentë vjedhin banesën, arrestohen

Kronikë e zezë

2 adoleshentë vjedhin banesën, arrestohen

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 12:04
Policia në Shkodër

Dy minorenë, njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banesë në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e 26 nëntorit.

Sipas policisë, dy djemtë me iniciale K. G, 14 vjeç dhe M.K 15 vjeç dyshohet se kanë kryer vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në banesën e shtetasit GJ.T. 31 vjeç, banues në Shkodër, ku kanë marrë 2 varëse floriri, 1 unazë floriri dhe një shumë prej 1100 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua njëra nga varëset e floririt, e cila iu gjet shtetasit K.G.

Arrestimi i tyre u krye më 27 nëntor 2016. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat