Aksident i rëndë në rrugën Qafë Thanë – Strugë, humb jetën 38-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Qafë Thanë – Strugë, humb jetën 38-vjeçari

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 12:53
Ilustrim

Tridhjetetetëvjeçari Sevdali Q. Nga Struga e ka humbur jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ka ndodhur dje në rrugën magjistrale Strugë-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mali Vllaj.

Zëdhënësi i SPB të Ohrit Stefan Dimovski informoi se fatkeqësia ka ndodhur në orën 09:40, ndërsa nga plagët e marra personi ka vdekur në vend. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Spitalit të përgjithshëm të Strugës në vendngjarje.

Aksidenti ka ndodhur te lokaliteti i quajtur Vasilev Doll, kur tash i ndjeri, nëpër rrugën magjistrale nga vendkalimi kufitarë Qafë Thanë në drejtim të Strugës ka vozitur automjetin “ford fiesta”, me targa të Strugës. Për shkak të shpejtësisë së papërshtatur ndaj kushteve dhe gjendjes së rrugës, 38-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka dalë jashtë saj, njoftoi zëdhënësi policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat