Të vrarin në Podujevë dikush e kishte thirrur mbrëmë në telefon për t’ia rregulluar orën e rrymës

Kronikë e zezë

Të vrarin në Podujevë dikush e kishte thirrur mbrëmë në telefon për t’ia rregulluar orën e rrymës

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 14:19
Ilustrim

Shukri Podvoricën, të cilin Policia e ka gjetur sot të vrarë e kishte thirrur dikush në telefon për t’ia rregulluar një orë të rrymës.

Burime nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur për kp se familja  ka treguar se Shukriu e kishte marrë një telefonatë mbrëmë rreth orës 18:00 duke i thënë se ka nevojë për rregullimin e një ore elektrike.

 Familja nuk  e di se kush e ka thirrur në telefon, pas së cilës ai ka dalë dhe më nuk është kthyer në shtëpi.

 Sot në mëngjes ai është gjetur i vrarë në kryqëzimin e rrugës së të çon për në fshatin Shajkoc dhe Batllavë.

 Shukri Podvorica ishte nga fshati Dumosh i Podujevës ndërsa pas vetes ka lënë tre fëmijë.

 Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se është gjetur një person pa shenja jete në rrugën që të qon për Batllavë por njëherë për njëherë e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat