Arrestohen 19 drejtues mjetesh në fundjavë

Kronikë e zezë

Arrestohen 19 drejtues mjetesh në fundjavë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 14:42
Ilustrim

19 drejtues mjetesh u arrestuan këtë fundjavë nga policia rrugore, ndërsa për 24 të tjerë nisen procedurat e bllokimit të lejës së drejtimit. Shkak është bërë konsumimi i alkoolit tej normave të lejuara.

Kontrollet janë kryer kryesisht në zonën e ish-bllokut, por edhe në zona të tjera ku janë të vendosur më së shumti klubet e natës.

Sipas njoftimit të policisë kontrollet kanë qenë të organizuara mbi një plan masash. Ato kanë pasur synim rritjen e sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nën ndikimin alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat