Katër makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë e zezë

Katër makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:58
Aksident në Shqipëri, foto arkiv

Një aksident i katërfishtë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se nuk ka viktima dhe në aksident ka ndikuar shpejtësia tej normave të lejuara, mosrespektimi i distancës së largësisë mes automjeteve, dhe lagështia në rrugë.

Në aksident, raportohet se janë përfshirë dy automjete tip “Mercedes Benz”, një “Fiat Punto” dhe një “Honda” tip “fuoristradë”.

Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat