Edukatorja rreh foshnjën deri sa i thyen kafkën, pamje të rënda

Kronikë e zezë

Edukatorja rreh foshnjën deri sa i thyen kafkën, pamje të rënda

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:05
Ilustrim

Një dhunë e egër ndaj një foshnje vetëm 10- muajshe, pikërisht aty ku vogëlushja duhet të ishte e mbrojtur, në çerdhe. Skena që shihni në videon më poshtë është filmuar nga kamerat e sigurisë së institutit, ku shihet edukatorja duke goditur disa herë me shkelma në kokë vogëlushen dhe duke e përplasur përtokë.

Për shkak të dhunës së pësuar vogëlushja përfundoi e gjakosur dhe me frakturë në kafkë.

E mitura me emrin Ritisha, ishte dërguar nga prindërit e saj në çerdhen “Purva Nursery” në Mumbai, por babai i saj Rajat Singh, 31 vjeç dhe gruaja e tij, Ruchita, 29 vjeçe, ishin siguruar se atu do ishte e mbrojtur dhe e kujdesur.

Çifti i ri nuk kishte dyshime, deri në momentin që panë një dëmtim poshtë syrit të vajzës, duke parë se gërvishtje kishte edhe në pjesën e veshëve. Për mjekun, siç shkruan noa.al, ishin shenja të qarta dhune, të cilat u konfirmuan nga filmimi.

Ruchita tha për mediat vendase se e bija kishte pësuar frakturë në kokë dhe nga pamjet e sigurisë u zbulua gjithçka.

“Pronari i çerdhes na tha të bëjmë një denoncim në polici para se të shikonim pamjet dhe vetëm të nesërmen pamë gjithçka çfarë i kishte ndodhur vajzës sonë”, tha gruaja.

I shoqi i saj Rajat shtoi se, ajo që i ndodhi vajzës së tij gjatë javës së kaluar është çnjerëzore.

Edukatorja, Afsana Shaikh, 39 vjeçe dhe pronari i qendrës, Priyanka Nikam, u arrestuan që të dy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat