Përdhunonte dhe rrihte gruan, denoncohet 43-vjeçari shqiptar i papunë

Kronikë e zezë

Përdhunonte dhe rrihte gruan, denoncohet 43-vjeçari shqiptar i papunë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:22
Ilustrim

Një 43-vjeçar i papunë është denoncuar nga policia italiane për dhunë seksuale dhe dhunë në familje, në dëm të bashkëshortes së tij, një 36-vjeçare po shqiptare, e cila punon si kameriere.

Siç raportojnë mediat lokale, efektivët kanë ndërhyrë në banesën e çiftit në Cuneo mbrëmjen e djeshme, teksa dy bashkëshortët ishin duke u grindur. 43-vjeçari kishte goditur me grusht të shoqen. Hetimet kanë zbuluar se shpesh, ai e detyronte bashkëshorten që të kryenin raporte seksuale me forcë dhe pa dëshirën e saj.

Tashmë ndaj tij, gjykata mund të lëshojë një vendin që e detyron të largohet nga shtëpia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat