Detaje të reja nga plagosja në Durrës, ja si ndodhi ngjarja

Kronikë e zezë

Detaje të reja nga plagosja në Durrës, ja si ndodhi ngjarja

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:52
Ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se sherri mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Dyshimet e para për shkaqet e plagosjes të ndodhur në lagjen nr.13, tek “Rrota e kuqe” mendohet se ka qenë një borxh i pakthyer.

Fillimisht, konflikti mes tyre ka qenë verbal, por më pas në drejtim të 42-vjeçarit me iniciale H.K është qëlluar me armë, ku dhe ka mbetur i plagosur.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është vënë në ndjekje të tij, pasi pas plagosjes ai është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është dërguar në spital me një makinë të çastit, që e ka dërguar deri në urgjencë dhe më pas është larguar me të shpejtë nga aty.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat