E vret vëllain pasi që i kishte kërkuar ta lironte banesën për ta sjellë të dashurën

Kronikë e zezë

E vret vëllain pasi që i kishte kërkuar ta lironte banesën për ta sjellë të dashurën

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 17:09
Ilustrim

Raportohet se një indian është vrarë brutalisht nga vëllai i vet më i ri, sepse i kishte kërkuar ta lironte banesën, në mënyrë që ta sillte të dashurën në banesë.

Hitesh Verma, 28-vjeçar, ligjërues i gjuhës sanskrite në New Delhi, raportohet se ishte qëlluar me shkop të fortë deri në vdekje, pasi që i kishte kërkuar vëllait të vetë 23-vjeçar, Himanshu, që të largohej nga banesa, se po vinte e dashura e tij.

Policia ishte thirrur në vend të ngjarjes se një trup i pajetë gjendej në banesë, të hënën rreth orës 3 të mëngjesit, ka thënë policia.

Policia e ka intervistuar Himanshu, pasi që kishte identifikuar trupin e vëllait të tij.

Fillimisht, Himanshu, kishte gënjyer se dy persona të panjohur ishin futur në banesën e tyre dhe kishin vrarë vëllain e tij, por policia nuk kishte gjetur prova për një gjë të tillë.

Më pas, ai e ka pranuar vrasjen e të vëllait dhe i ka shpjeguar policisë së pse e kishte bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat