‘Mali i drogës’ i Krishtlindjeve, ‘19 vite burg’ për trafikantët shqiptarë në Spanjë

Kronikë e zezë

‘Mali i drogës’ i Krishtlindjeve, ‘19 vite burg’ për trafikantët shqiptarë në Spanjë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:24
Foto

Në Krishtlindjen e vitit të shkuar, policia spanjolle i dha një goditje një rrjeti që dyshohet se, ka futur në Pontevedra dhe Galicia, kokainë dhe heroinë të siguruar në Valencia.

Në kuadër të operacionit të koduar “Azúcar Amargo”, u arrestuan 6 persona (ndërsa më parë ishin arrestuar edhe katër persona të tjerë të të njëjtit rrjet) dhe u sekuestruan 20 kg heroinë, 8 kg kokainë, përzierës, disa armë zjarri dhe 330.000 euro.

Tani, prokuroria ka kërkuar dënimet për të arrestuarit, dy prej të cilëve janë shqiptarë, raportojnë sot meidat lokale.

Për Afrim H., organi i akuzës ka kërkuar 9 vite burgim për drogë dhe 2 vite burgim për dy akuza për falsifikim, gjithsej 11 vite. Ndërsa, për shqiptarin tjetër Esmerald. L., është kërkuar 8 vite burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat