Shqiptari i vret nënën sepse e hoqi nga puna, ja pamjet e krimit të rëndë (+16)

Kronikë e zezë

Shqiptari i vret nënën sepse e hoqi nga puna, ja pamjet e krimit të rëndë (+16)

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:45
Pamjet e krimit të rëndë

Policia italiane ka zbardhur pas 1 viti vrasjen e një 71 vjeçareje, duke vënë në pranga një 29 vjeçar shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave në pranga ka rënë Ogert Laska, 29 vjeç nga Fieri.

Ai është vënë në pranga ditën e djeshme pasi akuzohet se në 13 Nëntor të vitit të kaluar ka vrarë në vilën e saj në Bari-Palese, 71 vjeçarenRosa Maria Radicci.

Nga të dhënat e hetimit të policisë italiane është zbuluar se shqiptari e ka kryer krimin në shenjë hakmarrje ndaj djalit të viktimës, i cili e kishte larguar nga puna 29 vjeçarin shqiptar.

Laska punonnte si pjatalarës në picerinë e djalit të viktimës, deri në gusht të vitit të kaluar, kohë kur edhe u shkarkua. Zbulimi i autorti të vrasjes erdhi pas marrjes së shumë dëshmive dhe vështrimit të kamerave të sigurisë në afërsi të vendit të ngjarjes që ndihmuan hetuesit të hedhin dritë mbi vrasjen.

Pikërisht këto pamje policia italiane i ka publikuar, dhe në të shihet qartë shqiptari që i afrohet banesës për të kryer më pas krimin e rëndë. Në atë kohë, 29 vjeçari do të futej në shtëpi, dhe do të lidhte të moshuarën këmbë e duar, për t’i vendosur më pas një qese në fytyrë, çka do të rezultonte fatale për gruan italiane. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat