Automjeti përplasë një fëmijë shtatëvjeçar në Shkup

Kronikë e zezë

Automjeti përplasë një fëmijë shtatëvjeçar në Shkup

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:43
Ilustrim

Policia bën të ditur se një fëmijë shtatëvjeçar është përplasur nga një veturë në rrugën ”Aleksandar Urdanevski” në afërsi të Tregut të Gjelbërt.

Sipas njoftimit, fëmija i lënduar është dërguar në ambulancën e lagjes Butel nga vetë shoferi i veturës. Më pastaj, shoferi është larguar. Fëmija me lëndime të rënda është dërguar në spitalin themelor, ku është konstatuar thyerje e një kocke në shpatull.

Policia ka ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të rastit në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat