Tronditëse, burri vret me thikë gruan

Kronikë e zezë

Tronditëse, burri vret me thikë gruan

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 08:18
Ilustrim

Një krim i rëndë brenda familjes i ka marrë jetën gruas së shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur pas mesante në Drizë të Kuçovës.

Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi Rruzhdi Luzi, 57-vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M.Luzi 49 vjeçe. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për shkakun. 

Policia ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar të krimit dhe po e merr në pyetje. Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat