Gjendet i vdekur një person në qendër të qytetit të Pejës

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në qendër të qytetit të Pejës

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 08:41
Foto ilustrim, Qendra në Pejë

Një person është gjetur i vdekur në qendër të qytetit të Pejës.

Policia thotë se viktima është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, e ka konfirmuar rastin.

Ibra ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, duke shtuar se për detaje të tjera do të informojë me kohë.

“Mund të iu konfirmoj vetëm si rast. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Ibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat