Vrasja e mesnatës, zbardhen shkaqet pse burri e vrau gruan

Kronikë e zezë

Vrasja e mesnatës, zbardhen shkaqet pse burri e vrau gruan

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 09:22
Policia shqiptare

Zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur në Kuçovë gjatë natës.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit kanë vënë në pranga 57-vjeçarin Ruzhdi Luzi, banues në fshatin Drizë, Kuçovë.

Arrestimi i këtij personi është bërë pasi dyshohet se për motive xhelozie, ka vrarë në banesë me thikë bashkëshorten e tij 49-vjeçaren Manjola Luzi, banuese në fshatin Drizë, Kuçovë.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat