Vodhën bizhuteri dhe euro në një banesë, pranga adoleshentëve

Kronikë e zezë

Vodhën bizhuteri dhe euro në një banesë, pranga adoleshentëve

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, pasi dyshohen si autorë për vjedhjen e një banese. Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet K. G., 14 vjeç dhe M. K., 15 vjeç.

Sipas burimeve policore, arrestimi i adoleshentëve u bë pasi dyshohet se në datë 26.11.2016, kanë kryer vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në banesën e shtetasit me inicialet GJ. T., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Bëhet e ditur se aty, ata kanë marrë dy varëse floriri, një unazë floriri dhe një shumë prej 1100 euro.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua njëra nga varëset e floririt, e cila iu gjet shtetasit K.G.

Policia ka deklaruar se materialet procedurale në ngarkim të dy personave të arrestuar, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat