Sekuestrohet kanabis në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari

Kronikë e zezë

Sekuestrohet kanabis në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:49
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

Në pranga ra Fatmir Halili, në banesën e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 50 kg kanabis.

Droga ishte ndarë në disa thasë dhe e vendosur në në 9 pako.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat