Aksident në Gjakovë, vdes këmbësori

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, vdes këmbësori

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:33
Ilustrim

Policia në Gjakovë njofton se sot rreth orës 02 e 30 kanë pranuar një telefonatë se buzë rrugës rajonale Gjakovë-Pejë në fshatin Osek Hylë gjendet një person i shtrirë në tokë.

Sipas Policisë njësitë e tyre  menjëherë kanë dal në vendngjarje dhe kanë gjetur një person të shtrirë skaj rrugës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar si kishte vdekur.

I vdekuri është  H. G lindur më 1964 nga Gjakova.

“Në këqyrjen e vendit të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse policore, dhe menjëherë është dyshuar se kemi te bëjmë me aksident trafiku dhe viktima ishte në cilësinë e këmbësorit i cili është goditur nga një automjet udhëtaresh i  cili pas goditjes kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.

 Hetuesit e trafikut rajonal të Gjakovës pas një pune operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin L. M. M (1992)  nga komuna e Deçanit.

 Njëkohësisht është sekuestruar edhe automjeti i dyshuar tipit Ë Bora me të cilin është shkaktuar aksidenti.

 Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari mbahet në ndalim policor, ndërsa viktima është dërguar  për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat