Policia raporton se një person i komunitetit rom ka raportuar se ishte plagosur në dorë me armë të zjarrit nga i dyshuari po ashtu i komunitetit rom.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Gjatë intervistës viktima ka pranuar se e ka inskenuar dhe se është vetëplagosur me një fishek duke e goditur me mjet të fortë.
Njësitë e hetuesisë dhe Forenzikës në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.