Arrestohet një person për tentim dhunimi ndaj të miturës

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për tentim dhunimi ndaj të miturës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:53
Ilustrim

Me datë 30 nëntor në Viti, një e mitur shqiptare ka raportuar se një mashkull e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta dhunojë.

E mitura ka arritur t’i ikë edhe pas tentimeve të tij të shumta.

Lidhur me rastin, policia ka kapur të dyshuarin dhe e ka intervistuar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat