Në Zveçan ka ndodhur një vjedhje jo e zakonshme.
Një qytetar i kësaj komune nga komuniteti serb ka raportuar në Polici se të dyshuar të panjohur ia kanë thyer ftohësin (frizin) dhe nga aty kanë vjedhur produkte të mishit në vlerë rreth 14 mijë euro.
Policia është duke hetuar rastin.