I riu gjendet i vdekur në banesë, pas mjekimit në spitalin Ushtarak

Kronikë e zezë

I riu gjendet i vdekur në banesë, pas mjekimit në spitalin Ushtarak

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:44
Ilustrim

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur mëngjesin e sotëm i vdekur në banesën e tij. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se, rreth orës 09:15 minuta të mëngjesi të sotëm, në rrugën “Don Bosko”, në banesë, është gjetur i vdekur 24-vjeçari E. Dhimitri.

Nga hetimet e policisë është mësuar se 4 ditë më parë në datën 28 nëntor 2016, i riu ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën e Traumës për dhimbje të forta. Që prej asaj dite ai ka pasur probleme thanë burimet policore.

Ndërkaq sipas burimeve, i riu ka ndërruar jetë nga hemorragjia dhe për këtë arsye kanë nisur hetimet ndaj mjekëve për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.

Dosja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat