Shpërthen bombola e gazit, shtëpia përfshihet nga zjarri në Graçanicë

Kronikë e zezë

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia përfshihet nga zjarri në Graçanicë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:26
Ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Gushtericë të ulët të Graçanicës si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat