Vdes një këmbësor në aksident trafiku

Kronikë e zezë

Vdes një këmbësor në aksident trafiku

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:26
Ilustrim

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Gjakovë -Pejë, përktatësisht në fshatin Osek Hylë.

Policia njofton se në këtë aksident ka humbur jetën A. H. G lindur me 05. 03. 1964 nga komuna e Gjakovës

“Në këqyrjen e vendit te ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse policore, dhe menjëherë është dyshuar se kemi te bëjmë me aksident trafiku dhe viktima ishte në cilësinë e këmbësorit i cili është goditur nga një automjet udhëtaresh i  cili pas goditjes kishte ikur nga vendi i ngjarjes”.

Pas një pune operativo hetimore, policia ka arrestuar L. M. M lindur me 22, 06. 1992 mashkull – Kosovar / shqiptar nga komuna e Deçanit.

Njëkohësisht është sekuestruar edhe automjeti i dyshuar tipit Ë Bora me të cilin është shkaktuar aksidenti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari mbahet në ndalim policor, ndërsa viktima është dërguar në M. L. për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat