Arrestohet ‘krimineli i rrezikshëm’ shqiptar, kreu i organizatës së drogës

Kronikë e zezë

Arrestohet ‘krimineli i rrezikshëm’ shqiptar, kreu i organizatës së drogës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:32
"Krimineli i rrezikshem" shqiptar

“Guardia Di Fianzia” e Leçes në Italia ka arrestuar mbrëmjen e së enjtes një shqiptar e iniciale H.O., (foto) i cili ishte arratisur nga burgu i Porto Azzurro në Livorno, në vitin 2015.

Gjithashtu, ai është arratisur edhe njëherë tjetër më parë nga burgu, në vitin 2009.

Ai ndodhej në burgun e Livorno-s për krime të lidhura me trafikimin e drogës dhe posedim të armëve të zjarrit. Në vitin 2008, është arrestuar pasi u zbulua se ishte “menaxher” i një rafinerie kokaine dhe heroine që u zbulua në një apartament në Pisa.

“Krimineli i rrezikshëm”, siç cilësohet nga mediat italiane, është identifikuar nga autoritet si kreu i një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës në Brianza dhe zonën e Leçes.

Gjatë operacionit të mbrëmjes së djeshme, shqiptari u kap teksa lëvizte me një automjet të fuqishëm tip “SUV”, përgjatë rrugëve të Veronas.

I shoqëruar nga dy gra, edhe ato shqiptare, ai tentoi t’i shmangej arrestimit duke u treguar efektivëve të policisë dokumente italiane false, me gjeneralitete të një hungarezi.

Pasi u vu në pranga, shqiptari u dërgua në burgun e Veronas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat