Kërcënonin me armë qytetarët, bllokohet makina që tmerroi Tiranën

Kronikë e zezë

Kërcënonin me armë qytetarët, bllokohet makina që tmerroi Tiranën

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 20:51
Ilustrim

Një makinë është bllokuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, pas një ndjekjeje nga policia.

Policia është vënë në ndjekje të makinës tip "Alfa Romeo" pas një telefonate se persona që lëviznin me këtë automjet kanë kërcënuar me armë qytetarë të ndryshëm.

Raportohet se personat që gjendeshin në mjet kanë arritur t’i shpëtojnë prangave, duke u arratisur. Pas disa minutash ndjekje, ata braktisën veturën mbi një trafikndarëse dhe humbën gjurmët.

Efektivë të policisë kanë gjetur një sasi të vogël kokaine në kroskotin e makinës. Ndërkaq, po këqyret mjeti për të gjetur prova që mund të çojnë te autorët e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat