Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23 – vjeçarja

Kronikë e zezë

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23 – vjeçarja

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 10:33
Foto nga aksidenti

Një ditë pas aksidentit me vdekje në autostradën Tiranë – Durrës, ku humbi jetën një këmbësor, policia e qytetit bregdetar ka arrestuar autoren e kësaj ngjarje.

Ajo është Tesi Hysi, 23 – vjeçe, banuese në Durrës. E reja udhëtonte me një makinë Volkswagen CADDY me targa DR 5189 E, kur rreth orës 18:40 përplasi për vdekje këmbësorin, 75 – vjeçarin me iniciale R.H, banues në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, viktima ka qenë duke kaluar trafik – ndarësen në momentin që ka ndodhur aksidenti. 

Mbi 23 – vjeçaren rëndon akuza për veprën penale shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat