Vrasja makabre e teknologut të uzinës së Ballshit, zbardhet telefonata e fundit me familjarët

Kronikë e zezë

Vrasja makabre e teknologut të uzinës së Ballshit, zbardhet telefonata e fundit me familjarët

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 12:23
Teknologu në uzinën e Naftës në Ballsh Shefo Dura

Teknologu në uzinën e Naftës në Ballsh Shefo Duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në Uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh.

"Po shkoj me disa shokë tek një mik në Skrapar për ngushëllim". Kjo ishte telefonata që teknologu në uzinën e Naftës në Ballsh, Shefo Duraj bëri me familjarët pak pasi mbylli turnin e tretë, shkruan Shqiptarja.com. Pas kësaj telefonate ai nuk pasur asnjë kontakt me familjarët duke bërë që këta të fundit të denonconin dy ditë më pas zhdukjen e tij.

Shefo Duraj rezultonte i zhdukur prej datës 14.11.2016. Policia nisi kërkimet në zonë, por nuk gjeti asnjë gjurmë të 57-vjeçarit deri mbrëmjen se martës kur një bari i zonës lajmëroi autoritetet për një kufomë në pyllin e fshatit Kalenjë ku edhe banonte 57-vjeçari.

Pas zbardhjes se rrethanave ne te cilat iu mor jeta teknologut, policia ka dhe pistën e parë ku dyshon se përse mund te ketë ndodhur krimi makabër. Burime thanë se pista e hetimeve është ajo e hakmarrjes për një vrasje të përpara viteve 1990 ku ka qenë i përfshirë një i afërm i viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat