Vrasja e të riut në Elbasan, arrestohet kushëriri i autorit

Kronikë e zezë

Vrasja e të riut në Elbasan, arrestohet kushëriri i autorit

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 12:51
Gazment Sllami

Një tjetër person ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit, në lidhje me vrasjen e ndodhur më 26 Nëntor në fshatin Guri i Zi, ku mbeti i vrarë një 19 – vjeçar.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 27 – vjeçari Naim Hazizi, djali i xhaxhit të Altin Hazizit, autor i dyshuar i vrasjes së të riut Gazment Sllami.

Ndalimi i tij u bë pasi sipas policisë, 27 – vjeçari dyshohet të ketë penguar në zbulimin e së vertëtës, duke fshehur armën e krimit. Policia bëri të mundur gjetjen e kësaj të fundit, të fshehur në vendin e quajtur “Guri  i Keq”. 

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi Altin Hazizin, mikun e viktimës, si autor të dyshuar të ngjarjes. 21 –vjeçari e ka pranuar krimin dhe nga hetimet e policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Dy miqtë kishin dalë me njëri – tjetrin për gjueti. Altin Hazizi dyshohet se ka shkrepur çiften në drejtim të mikut të tij pa dashje, duke e lënë të plagosur. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e kishte zënë paniku. Fillimisht Sllami ka mbetur i plagosur dhe është trasportuar drejt spitalit, por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat