Kontroll në kompaninë nga Malisheva, arrestohen 8 persona

Kronikë e zezë

Kontroll në kompaninë nga Malisheva, arrestohen 8 persona

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 13:32
Ilustrim

Persona me inicialet V.H, F.,S., K.H, O.K, B.K, A.Q, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepra penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas Policisë, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suharekë.

Policia thotë se cak i kontrollit ka qenë e një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura.

Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale.

“Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: V.H  V.H, F.,S., K.H, O.K, B.K, A.Q, të gjithë shtetas të Kosovës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale një veturë, server dhe shumë dokumente.Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat