Aksident në Vlorë, një person përfundon në spital

Kronikë e zezë

Aksident në Vlorë, një person përfundon në spital

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 15:15
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Transballkanike të Vlorës.

Mësohet se një automjet tip Audi me drejtues shtetasin me inicialet H. B., ka goditur drejtuesin e një biçiklete duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Vlorës dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat