“Seks me mua ose s’ke për ta takuar time bijë”, kërcënimet e mamasë për të dashurin e vajzës

Kronikë e zezë

“Seks me mua ose s’ke për ta takuar time bijë”, kërcënimet e mamasë për të dashurin e vajzës

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:55
ilustrim

Një nënë 44-vjeçare ka tradhtuar të bijën 14-vjeçare me të dashurin e saj shumë të ri në moshë. Pas këtij veprimi gruaja rrezikon burgun. Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja e pahijshme ka ndodhur në Alessandia, ku gjykata ka dënuar gruan me 3 vite e 4 muaj burg nën akuzën e dhunës seksuale.

Në kohën që ka ndodhur ngjarja gruaja ka qenë në moshën 36-vjeçare ndërsa e ka kërcënuar të dashurin e të bijës, i cili sapo kishte mbushur 18-vjeç, që të kryente marrëdhënie me të, por të mos i tregonte askujt.

Vetë gruaja ka mohuar akuzat, por gjyqtarët e gjykatës së shkallës së parë nuk i kanë besuar. Gruaja ka këmbëngulur disa herë për të takuar djalin, duke e kërcënuar se nuk do ta linte vajzën të takohej me të nëse ai nuk pranonte ftesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat