Mashtroi për 2 apartamente me 50 mijë euro, arrestohet 32 vjeçari

Kronikë e zezë

Mashtroi për 2 apartamente me 50 mijë euro, arrestohet 32 vjeçari

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 09:11
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur arrestimin e shtetasit Engjull Bengasi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisw ky shtetas është arrestuar pas kallëzimit të shtetases Q. M., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, se shtetasi Engjull Bengasi dyshohet ti ketë marrë një shumë prej 50.000 euro dorazi duke shmangur veprimet bankare pa mandat arkëtimi, me pretendimet se do ti shiste dy apartamente në rrugën "Teodor Keko", Tiranë, por që pasi ka marrë shumën e mësipërme nuk i ka dhënë 2 apartamentet siç ishte bërë marrëveshja, por këto apartamente i janë shitur personave të tjerë, raporton "Gazeta Express". 

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të "Fshehje e të ardhurave", "Mashtrim dhe fallsifkim i dokumentave (kontrata)", të parashikuara nga Nenet 180, 143 dhe 186 te Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat