Tregtarët shqiptarë kapen me 150 000 euro kokainë

Kronikë e zezë

Tregtarët shqiptarë kapen me 150 000 euro kokainë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 10:24
Ilustrim

Dy tregtarë shqiptarë të kokainës janë arrestuar nga policia italiane në rajonin e Venecias.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se shqiptarë u gjetën me 150 mijë euro doza kokainë në makinën e tyre, ndërsa aksioni për arrestimin erdhi pas lëvizjeve të dyshimta të makinës së tyre. Automjeti i mbushur me mallra po udhëtonte për në Venecia, ndërsa shqiptarët banonin në Marghera. Hetuesit i kishin vënë nën vëzhgim kur 39 vjeçari shqiptar me iniciale P.K, ishte përpjekur për të hyrë në banesë, ndërsa ka marrë një zarf prej andej, e fshehur në verandë.

Zarfi kishte një sasi prej 527 grama kokainë, të cilën ia dha shqiptarit tjetër 27 vjeçar me iniciale T.A, i cili përveç lëndës narkotike kishte të fshehur në trup edhe 2400 euro.  Të dy shqiptarët janë arrestuar dhe janë dërguar në burgun “Santa Maria Maggiore” në Venecia. Shitja me pakicës e kokainës do t’u sillte atyre rreth 150 mijë euro fitime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat