Një ditë pas vrasjes në Fier, dëshmitarët: E mbante gruan me kokë poshtë nga dritarja e banjës, si një thes

Kronikë e zezë

Një ditë pas vrasjes në Fier, dëshmitarët: E mbante gruan me kokë poshtë nga dritarja e banjës, si një thes

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 11:55
Një qytetar, taksist që e kishte klient autorin e ngjarjes

Një ngjarje rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Kryengritja e Fierit” ka tronditur opinionin publik. Fredi Ruko, 52 vjeç ka rrahur, ka zhveshur e më pas ka hedhur nga kati i katërt i dritares tualetit bashkëshorten e tij Liljanën, 43 vjeçe. Çifti kishte 2 fëmijë.

Paraditja e sotme në pallatin ku ndodhi ngjarja ka qënë e qetë. Dera ka qenë e mbyllur. Një grua e cila banon në hyrjen tjetër të pallatit, dëshmitare okuklare e ngjarjes tregon se çdo gjë ndodhi shumë shpejt, e tmerrshme, burri e kish zhveshur dhe e mbante me koke poshtë në dritaren e banjës.

Një qytetar, taksist që e ka pasur klient autorin e ngjarjes tregon se e njihte atë dhe kishte vite që jetonte në Greqi e Gjermani. Fliste me pasion për Gjermaninë. E kish takuar tre orë para se të kryente ngjarjen, ishte shumë i nervozuar, pohon taksisti.

Para grupit hetimor Fredi Ruko ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së vet duke thënë se për xhelozi e rraha, zhvesha dhe e hodha nga dritarja e banjës.

Trupi i viktimës është marrë nga familjarët e saj. Në orën 12:00 është edhe ceremonia mortore në varrezat e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat