Arrestohen dy të rinj në Tiranë, njëri kapet me drogë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të rinj në Tiranë, njëri kapet me drogë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:44
Ilustrim

Policia ka komunikuar se dy të rinj janë arrestuar, pasi njëri kërkohej nga ana e policisë, ndërsa tjetrit i është gjetur drogë. Burimet policore kanë saktësuar se u vu në pranga Xhuljano Meta, 21 vjeç , banues në Durrës, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, e ka dënuar me një vit burg për veprën penale: “kalim i paligjshëm i kufirit”. Gjithashtu, i riu është i dyshuar për veprën penale: “Plagosje e rëndë”.

Ndërkaq, në pranga ka përfunduar edhe shoku i Xhuljano Metës, Vilson Senija, 24 vjeç. Ky i fundit u vu nën arrest, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale: “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në ngarkim të Vilson Senija. Ndërkaq, Xhuljano Meta është dorëzuar te blutë e Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat