Makina bie në humnerë në Gramsh, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Kronikë e zezë

Makina bie në humnerë në Gramsh, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 08:09
Ilustrim

Aksident automobilistik në aksin rrugor Gramsh- Trashovicë. Bilanci një i vdekur dhe tre të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur sonte në mesnatë.

Automjeti tip Ford me targë AA 847 MY i drejtuar nga Agim Metani 57 vjeç, ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi Agim Metani dhe kanë mbetur të plagosur tre shtetas të tjerë.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë reparti i zjarrfikseve dhe policia të cilat dhanë ndihmën e parë duke transportuar të lënduarit për në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Por automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në një lartësi të konsiderueshme duke përfunduar me gomat lart në fund të një gremine.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat