Kapen hajnat e motorë sharrave në Vushtrri

Kronikë e zezë

Kapen hajnat e motorë sharrave në Vushtrri

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 09:37
Ilustrim

Sipas policisë në Vushtrri, rastet e vjedhjeve ishin raportuar ditë më parë në zonën e Vushtrrisë, ku si cak i kësaj vjedhje ishin disa shtëpi, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur gjashtë motorë sharra.

“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 4 dhjetor 2016 në Vushtrri, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar gjashtë persona, mbi dyshime të bazuara për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra”, njofton policia.

Gjashtë të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj gjashtë të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat