Vrasja në Fier, sot nis hetimi penal për gjyqtarin që dha urdhër mbrojtje

Kronikë e zezë

Vrasja në Fier, sot nis hetimi penal për gjyqtarin që dha urdhër mbrojtje

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 10:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Fier pritet të nisë sot hetimi penal për gjyqtarin i cili edhe pas vendimit për urdhër mbrojtje ka lejuar autorin që hodhi gruan nga dritarja të jetonte në një banesë me viktimën. Mësohet se gjyqtari në fjalë është Ergys Salami.

Ishte deputetja e PD, Majlinda Bregu ajo që deklaroi se do të bënde një padi për të, ndërsa Manjani tha se do të nisi hetimi penal.

Bregu: Kush është ai Gjyqtar që paska lëshuar një Urdhër Mbrojtje që e lë burrin që gruaja e padit për dhune, të jetoje në një shtëpi me të derisa ta hedhe nga ballkoni???? Nësë kjo është terësisht e vërtetë, padinë për këtë Gjyqtar, do ta bej Vëtë!

Manjani: Do të çel të hënën një proces hetimor Administrativ.Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse. Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi Penal që besoj ka nisur tashmë! Prandaj i kërkoj që sot, Prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të Udhërave të Mbrotjes! Prokuroria ka mundësinë ligjore të sqarimit dhe të veprimit të shpejtë për çdo person përgjegjës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat