Babai mbyt 2 djemtë dhe var veten/ Flet motra e 41-vjeçarit

Kronikë e zezë

Babai mbyt 2 djemtë dhe var veten/ Flet motra e 41-vjeçarit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:55
Ilustrim

Një 41-vjeçar u mori jetën dy fëmijëve të tij të mitur dhe më pas vari veten gjatë natës së kaluar në qytetin e Korçës. Autor i këtij krimi të rëndë është Naum Toshi i cili jetonte vetëm me dy djemtë 6 dhe 4 vjeç pasi prej pak kohësh ishte braktisur nga bashkëshortja e tij 24-vjeçare, Marsela me të cilin kishin pasur konflikte.

Burime nga policia lokale thanë se dyshojnë që 41-vjecari në një moment depresioni i ka mbytur fëmijët në shtrat dhe më pas ka varur veten. Trupat e pajetë janë gjetur në mëngjes nga babai i tij. Në derën e shtëpisë ai gjeti një letër ku shkruhej: “Ngjituni lart”. Ishte ai që lajmëroi policinë. Motra e 41-vjecarit rrëfen mes lotësh skenën e tmerrshme që pa kur hyri në shtëpi.

Motra e viktimës: Nuk e kishte të saktë nusen, ca kohë e kishte në Greqi, pastaj e solli këtej. Në katin e dytë ishin të varur, unë sa u ngjita dhe zbrita, vetëm vëllain pashë.

Kjo familja kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Greqia. Kjo ishte martesa e dytë e Marsela Toshit e cila kishte djalin 6-vjeçar nga martesa e parë. Mësohet se ajo punonte në një lokal nate në Korçe gjë që kishte sjellë konfliktet në familje. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë depresioni i 41-vjeçarit pas largimit të bashkëshortes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat