Fier: Gjykata lë në burg burrin që hodhi gruan nga kati i katërt

Kronikë e zezë

Fier: Gjykata lë në burg burrin që hodhi gruan nga kati i katërt

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 16:00
Ilustrim

Burri nga Fieri që hodhi gruan nga dritarja e tualetit, ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

Në fund të seancës trupi gjykues vendosi “arrest me burg” për 52-vjeçarin. Sipas dëshmisë së tij, krimin e kreu nga xhelozia.  “E qëllova, i vura duart në fyt. Në gjendje të fikti hapa dritaren e banjës e kapa nga këmbët dhe me kokë poshtë e lëshova poshtë” ka thënë Rukaj.

Vëllai i viktimës Lilja Rukaj ka kërkuar të marrë në kujdestari dy fëmijët e saj, të cilët në momentin e krimit ndodheshin në dhomën tjetër të banesës në katin e katërt të një pallati në Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë, ndërsa gruaja kishte marrë urdhër mbrojtje nga gjykata, ndonëse vazhdonte të jetonte në një banesë me bashkëshortin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat