Vdes punëtori shqiptar në Itali

Kronikë e zezë

Vdes punëtori shqiptar në Itali

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:56
Viktima Bujar Krasnaj

Një shqiptar ka mbetur i vdekur sot në Itali.

Siç raportojnë mediat lokale, viktima është 29-vjeçari Bujar Krasnaj, i cili është shtypur nga një makinë mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Torino-Frejus, brenda një tuneli.

I riu punonte për shoqërinë “Ok Gol”, koncesionari që merrej me mbarëvajtjen e autostradës. Ai ishte në orarin e punës kur është goditur nga një automjet i tipit Audi A6. Krasnaj ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi i mjetit dhe një tjetër punëtor janë dërguar në spital, dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dinakima e aksidentit është ende nën hetim, ndërsa shoferi i mjetit është nën hetim për vrasje si pasojë e aksidentit rrugor.

Krasnaj jetonte në Bussoleno (komunë në Torino), por ishte i njohur edhe në Susa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat