Endej rrugëve me 80.000 euro drogë, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Endej rrugëve me 80.000 euro drogë, arrestohet shqiptari

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:07
Droga e sekusestruar nga policia

Një 40-vjeçar shqiptar, me banim prej vitesh në zonën e Livornos në Itali, është vënë në pranga pasi është kapur me 7 kilogram drogë të llojit marijuanë.

Shqiptari ishte furnizuar me drogë në Milano, por udhëtimi i tij u ndal pasditen e djeshme në Viareggio, kur policia i gjeti në automjet e sasinë e lëndës narkotike.

Teksa ishte nën drejtimin e veturës së tij “Audi A4”, duke përshkruar autostradën A12, ai u ndalua nga policia. 40-vjecari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) u shfaq i sikletosur përballë agjentëve dhe kjo sjellje e tij rezultoi fatale, raportojnë mediat lokale.

Droga u zbulua në kofanon e makinës, dhe vlerësohet se pasi të shitej, do të gjeneronte më shumë se 80.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat