Kapet duke vjedhur, shqiptari bie nga ballkoni

Kronikë e zezë

Kapet duke vjedhur, shqiptari bie nga ballkoni

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:08
Ilustrim

Ai ishte futur për të vjedhur, por u kap në befasi nga pronarja e një apartamenti, dhe në tentativë për t’ia mbathur ra nga kati i dytë i banesës duke pësuar një frakturë në legen.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Casalecchio di Reno të Italisë dhe protagonist është një 36-vjeçar me precedentë të mëparshëm, i cili është vënë nën arrest nga karabinierët. Shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) u dërgua në spitalin “Maggiore”, pasi duke parë kushtet e tij shëndetësore, nuk mund të shkojë në burg.

Polica u lajmërua rreth orës 19 nga një grua 42-vjeçare, e cila pasi doli nga banesa për të votuar në referendum, u kthye sërish në shtëpinë e saj në rrugën “Cavour”, hapi derën dhe dëgjoi disa zhurma... më pas një zhurmë të mbytur, që vinte kuzhina.

Shqiptari ra në oborr, ku u gjet nga policia i plagosur. Me vete kishte dy kaçavida, që i kishte përdorur për të hapur dritaren e banesës.

Ai kishte vjedhur një byzylyk argjendi, që u gjet dhe iu kthye pronares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat