Ekspertiza mjeko-ligjore "zbut" skandalin seksual në Vlorë, ja çfarë ndodhi me 2 të miturit

Kronikë e zezë

Ekspertiza mjeko-ligjore "zbut" skandalin seksual në Vlorë, ja çfarë ndodhi me 2 të miturit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:45
Ilustrim

Thellohet edhe më tej skandali i ngacmimit sekusal të të miturve në një shkollë të ciklit të ulët në qytetin e Vlorës.

Nga hetimet e kryera nga ana e policisë, mësohet se janë 6 fëmijë të cilët janë ngacmuar seksualisht nga dy djem, përkatësisht të moshës 14 dhe 11 vjeç.

Por sipas policisë së Vlorës, vetëm rasti i dy fëmijëve të mitur, që të dy të moshës 6 vjeç, është raportuar në Komisariatatin e Policisë së qytetit bregdetar.

Sakaq, nga ekspertiza mjeo-ligjore bëhet e ditur se dy fëmijët nuk janë prekur seksualisht, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në oborrin e shkollës që ndodhet në lagjen “15 Tetori”, gjatë ditës së shtunë. Kanë qenë 14-vjeçari me inicialet F.N së bashku me shokun e tij 11 vjeç me inicialet V.R  të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj dy të miturve, dhe më pas dyshohet se kanë kryer marrëdhënie homoseksuale.

Menjëherë pas arrestimit, Policia e Vlorës arrestoi 14-vjeçarin, ndërsa për 11-vjeçarin i do të vendosë Gjykata e Vlorës për të mitur, për shkak se nuk ka mbushur moshën si subjekt i veprës penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat