Policia zbardh vrasjen horror në Korçë: Babai i mbyti dhe më pas i vari dy të miturit

Kronikë e zezë

Policia zbardh vrasjen horror në Korçë: Babai i mbyti dhe më pas i vari dy të miturit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 20:59
Fëmijët e vrarë nga babai

Pas rreth 24 orë hetime, Policia e Korçës ka zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë që tronditi opinion publik, ku Naum Toshi 41 vjeç vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas veten.

Sipas policisë, 41 vjeçari krimin makabër e ka nisur duke mbytur fillimisht dy djemtë, 4 vjeçarin me iniciale N.T (djali i tij) dhe 7 vjeçarin me inicialiale J.T. (fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41 vjeçarit).

Më pas Naum Tushi, ngjarjen horror e vazhdon duke i varur në banesë dy trupat e pajetë të fëmijëve të mitur. Pas kësaj ai ka varur edhe veten në dhomën e tij. Ngjarjen e rëndë kanë qenë pikërisht familjarët të cilët e kanë zbuluar dhe më pas njoftuar edhe policinë.

Në banesë po ashtu janë gjetur edhe disa shënime, që autori kishte lënë në shtëpi, për t’i treguar të atit krimin makabër që kishte bërë.

Në letrën që ai kishte lënë për të atin, shkruante se nuk e kishte pyetur kur ishte martuar me bashkëshorten Marsela Toshi dhe nuk do e pyeste as për vendimin tragjik të fundit. 41-vjeçari shkruante në letër se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo “kishte marrë rrugë të keqe”.

Pikërisht, mosmarrëveshjet në çift duket të kenë qenë edhe shkaku kryesor që çuan në ngjarjen e rëndë. Kjo pasi gruaja e tij Marsela Toshi prej rreth 1 muaji ishte larguar nga shtëpia dhe kishte filluar punë në një lokal nate, gjë e cila ishte kundërshtuar me forcë nga bashkëshorti dhe kishte qenë shkak për shumë mosmarrëveshje në çift.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion mbi ngjarjen e ndodhur ditën e sotme. Më datë 05.12.2016 në lagjen nr 4, të qytetit të Korçës, rruga “Koli Tupa” në banesë janë gjetur të pajetë nga familjarët e tyre, trupat e shtetasve : N.T, 41 vjeç, V.T, 4 vjeç (djali i tij) si edhe J.T, 7 vjeç (fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41 vjeçarit). Nga veprimet hetimore të kryera nga ana e shërbimeve policore në vendngjarje, rezulton se shtetasi N.T, gjatë natës, pasi ka mbytur e më pas ka varur dy djemtë e tij të mitur, është vetëvarur edhe vetë në ambjentet e dhomës së tij. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe disa shënime, të cilat viktima ia kishte lënë babait të tij, ku e sqaronte atë për aktin që do të kryente. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.T, 22 vjeçe, me të cilën i ndjeri ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme. Policia ka kryer gjithë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale :“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”  parashikuar nga neni  79/c i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat