Dy aksidente në Korçë, policia arreston autorët

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Korçë, policia arreston autorët

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:08
Ilustrim

Policia e Korçës ka njoftuar dy arrestime ditën e sotme që kanë të bëjnë me dy aksidente të shkaktuara, por për fat të mirë pa viktima.

Mësohet se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Kroi, 25 vjeç, banues në fshatin Memelisht-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, sot në aksin rrugor Guri i Kuq-Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 622 HR, ka aksidentuar shtetasin D.P, 66 vjeç, banues në Memelisht, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. Shtetasi D.P, ndodhet në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.  

Ndërkohë që arrestimi tjetër ka të bëjë me shtetasin Elinor Beshello, 41vjeç, banues në fshatin Çërravë. Arrestimi i tij u bë pasi, sot në rrugën e fshatit Çërravë, duke drejtuar një mjet tip motorçikletë në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin P.Gj, 85 vjeç, si edhe ka marrë dëmtime të lehta trupore vetë drejtuesi. Aktualisht të dy personat ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat